![]()
Eksportet e Turqisë shënuan rritje për 8,32 për qind për të arritur vlerën prej 15,96 miliardë dollarëve në korrik, tha ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.
“Sipas sistemit të përgjithshëm të tregtisë, kjo shifër e bën korrikun e vitit 2019 korrikun më të mirë në historinë e vendit për sa u përket eksporteve”, tha Pekcan në një takim në Izmir.
Në të njëjtin muaj, importet e Turqisë arritën në 19,3 miliardë dollarë, duke shënuar ulje për afro 8 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Megjithë zhvillimet globale, Turqia vazhdon të rrisë eksportet falë veprimeve të qeverisë dhe përpjekjeve të eksportuesve”, theksoi Pekcan.


