Eksporti i BE-së ofron punësim për 36 milionë persona

Mos i humb

Eksporti i Bashkimit Europian (BE) në botë mundëson punësim për gjithsej 36 milionë persona.

Komisioni Europian publikoi raportin e titulluar “Ndikimi i eksportit në BE për punësim dhe të ardhura”.

Në raport thuhet se të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë dobi ekonomike nga eksporti dhe se punësimi që buron nga eksporti në BE gjatë viteve 2000-2017 është rritur për 66 për qind.

Raporti vë në dukje se eksporti i realizuar nga BE-ja ofron mundësi pune për gjithsej 36 milionë persona, ndërsa punët në lidhje me eksportin, në krahasim me fushat tjera, japin mesatarisht 12 për qind më shumë pagë.

Më tej thuhet se punësimi i përqendruar në eksport në vitin 2000 përbënte 10 për qind të të gjithë punësimit në BE, ndërkaq kjo vlerë në vitin 2017 është rritur në 15,3 për qind.

Theksohet se 54 për qind të punëve të përqendruara në eksport janë në fushën e prodhimit. Sipas raportit, eksporti ofron punësim për 10,4 milionë persona në fushën e makinerisë dhe të pajisjeve për transport, 2,9 milionë persona në fushën e metalit dhe 2 milionë persona në fushën e kimisë.

Në raport thuhet se në punësimi i 8,4 milionë personave në Gjermani, të 4,2 personave në Britani të Madhe, të 3,4 milionë personave në Francë dhe 3,2 milionë personave në Itali buron nga eksporti.

Cecilia Malmström, përgjegjësja për tregti në KE, ka deklaruar se “Ky raport tregon haptazi se tregtia nënkupton punën. Eksporti i BE-së në botë mbështet jetesën e një numri të madh të qytetarëve në çdo pjesë të Europës”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit