Ekspoze ambulancash në sheshin Skënderbej, 35 mjete të reja i shtohen flotës së Urgjencës Kombëtare

Mos i humb

Ekspoze ambulancash të reja në sheshin Skënderbej. Ka qenë vet kryeministri Edi Rama ai që ka inauguruar bërjen pjesë të flotës së Urgjencës Kombëtare, të rreth 35 autoambulancave të reja, ndërsa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Skender Brataj.

Ndërkohë që mediat nuk janë lejuar nga policia dhe Garda t’i afrohen kryeministrit.

Bëhet me dije se autoambulancat e reja kanë qëndruar të parkuara pranë QKUM për një periudhë 25 ditore para se të ekspozoheshin në Sheshin Skënderbej. Kjo përkon me pikun e pandemisë në vend kur urgjencat në spitalet covid në ditë llogariteshin mbi 60 të tilla ndërsa të shtruarit rëndë shënuan rekord 479 shtrime.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/406377390573175
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit