“Ikja e intelektualëve”, Rama i përgjigjet Metës: Raport i para 5 viteve, shqiptarët të shkelmojnë ndërmarrjen private të LSI

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes Twitter-it për statusin e Presidentit Meta, i cili i referohej raportit të OECD, që theksonte se Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Sipas Ramës, ky është raporit i para 5 apo 6 viteve dhe se kjo është një arsye që shqiptarët më 25 prill duhet të “shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së”.

STATUSI I PLOTE
Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit