Ekstradohet nga Danimarka i akuzuari për vrasjen e “Nardit të Bujtinave”

Mos i humb

Ekstradohet nga Danimarka një 27-vjeçar nga Shkodra, i cili akuzohet për vrasjen e “Nardit të Bujtinave”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen i shtetasit me inicialet K. S., alias K.M.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

NGJARJA

Shtetasi K. S., është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20 mars të këtij viti, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi Nard Polia, i njohur ndryshe si ‘Nardi i Bujtinave’.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit