Ekzekutimi në Lushnje, autori i pamaskuar doli nga makina dhe qëlloi me breshëri ndaj Bledar Muçës

Mos i humb

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Bledar Muca dhe u plagosën edhe 5 të tjerë, mes tyre kunati i viktimës dhe 3 gra.

Disa prej të plagosurve ishin ulur në tavolinat e jashtme të këtij lokali, ndërsa të tjerë ishin kalimtarë rastësorë.

Muça ishte i ulur në tavolinën e tij të preferuar në lokalin që kishte në pronësi kur dy persona të pamaskuar u afruan me një makinë tip “Golf” ngjyrë blu. Njëri prej tyre ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 34 vjeçarit.

Mes të plagosurve është edhe kunati i tij, që është nipi i njërit prej anëtarëve të bandës “Hakmarrje për drejtësi”.

Menjëherë pa ngjarjes autorët u larguan dhe policia gjeti makinën duke u djegur.

Hetuesit po kqyrin kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar itinerarin e tyre. Po kështu, të paktën 20 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit