Ekzekutohet në Belgjikë 38-vjeçari shqiptar, u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur në Bruksel

Mos i humb

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Bruksel. Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima është i datëlindjes 1982.

Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Në vendin e ngjarjes, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

Molenbek

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit