Ekzekutohet në Holandë presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato

Mos i humb

Holandë- Në Holandë i është bërë atentat presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, Festim Latos, ku ai është ekzekutuar dhe menjëherë ka humbur edhe jetën. Lajmi është bërë publik nga familjarët. Për Dosja.al vëllai i tij Xhemal Lato ka deklaruar se vëllai i tij ka humbur jetën por theksoi se nuk ka shumë informacion rreth ngjarjes.

Mësohet se vrasja e Festim Latos ka ndodhur në Holandë nga persona të paidentifikuar. Familja e të ndjerit ka njoftuar Policinë e Holandës dhe rasti ka filluar që të hetohet. Ende nuk ka asnjë të arrestuar apo njoftim zyrtar të policisë për këtë ngjarje.

Kush është Festim Lato?

Festim Lato ishte shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.

Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro.

Një vit më parë Lato premtoi se Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, ka deklaruar ai.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit