Elbasan/ Gjimnazistë me Covid-19 te “Dhaskal Todri”, merren masa për mbylljen e klasës

Mos i humb

Është mbyllur një grup i klasës së dymbëdhjetë në gjimnazin Dhaskal Todri në Elbasan.

Shtatë nxënësit e këtij grupi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Disa ditë më parë rezultuan pozitivë 9 nxënës, por tashmë në 24 orët e fundit rezultuan të prekur edhe pjesa tjetër. Mësohet se është karantinuar edhe mësuesja kujdestare.

Nisur nga situata, Inspektoriati Shëndetësor ka marrë masa për mbylljen e klasës, ndërsa bashkia është angazhuar me dezinfektimin e të gjithë shkollës. Grupi tjetër i po kësaj klase vijon mësimin normalisht.

Mësohet se nxënësit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë karantinuar në banesat e tyre dhe po ndjekin mësimin online.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit