Eliot Engel vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren

Mos i humb

Kongresmeni amerikan Eliot Engel i cili po qëndron në vizitë në Kosovë, sot ka vizituar edhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, ku është mirëpritur me shumë dashamirësi, respekt e falenderim për mbështetjen ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Krerët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren me këtë rast janë shprehur të nderuar, ndërsa kanë falenderuar përzemërsisht mikun Eliot Engel, për avokimin që i ka bërë çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në kohërat më të vështira për popullin shqiptarë.

“Mirënjohje e përhershme për Kongresmenin dhe SHBA-të, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, tha Orhan Bislimi sekretar ne Bashkësin Islame në Prizren./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit