Emërohet Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, ja kush është

Mos i humb

Janë zbardhur vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mbajtur ditën e sotme, ku mësohet se Enkelejda Muçaj është emëruar Avokate e Përgjithshme e Shtetit Shqiptar.

Zëvendësimi në fjalë i Artur Metanit vjen pasi ky i fundit u zgjodh kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit