Forcat e SHBA-ve kryejn sulmin e parë ajror pas marrëveshjes paqësore me talebanët

Mos i humb

Pas nënshkrimit të marrëveshjes paqësore midis SHBA-ve dhe talebanëve më 29 shkurt, forcat amerikane kanë kryer sulmin e parë ajror mbi talebanët AA).

Zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, Sonny Leggett, deklaroi se sulmi ajror kundër talebanëve ishte i karakterit mbrojtës

Ai rikujtoi se talebanët në 24 orët e fundit kanë kryer 43 sulme mbi forcat afgane të sigurisë, duke shtuar se forcat jashtme në vend do të mbrojnë forcat qeveritare, në rast se paraqitet nevoja.

“Krerët taleban i premtuan komunitetit ndërkombëtarë se do të ulin sulmet. Presim që talebanët të përmbushin premtimin”, tha Leggett.

Ai theksoi se SHBA është për paqe, por ritheksoi detyrimet e saj për të mbrojtur forcat aleate afgane kur të jetë e nevojshme.

Nga ana tjetër, në një sulm të militantëve taleban ndaj një pike ushtarake në provincën Kunduz në veri të Avganistanit të mërkurën, u vranë 16 ushtarë.

“Marrëveshja historike e vendosjes së paqës në Afganistan” në Doha më 29 shkurt u nënshkrua nga i dërguari i SHBA-së Zalmay Halilzad dhe njërit nga themeluesit të lëvizjes talebane Mullah Abdul Ghani Baradar.

Marrëveshja parashikon fillimin e procesit paqësorë në Afgansitan, me të cilin parashikohet t’i jepet fund konfliktit 19-vjeçarë, luftën më të gjatë ku kanë marrë pjesë SHBA-të.

Në të njëjtën kohë, delegacionet amerikane dhe qeveria afgane nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku thuhej se SHBA do të fillonte tërheqjen e forcave të saj nga Afganistani dhe zvogëlimin e numrit të trupave në atë vend nga afër 13,000 në 8.600 brenda 135 ditëve.

Tërheqja e të gjitha forcave amerikane dhe aleate nga Afganistani është planifikuar për 14 muajt e ardhshëm, por kjo do të varet nga fakti nëse lëvizja talebane do të respektojë angazhimet që dalin nga marrëveshja.

Deklarata potencon se marrëveshja e nënshkruar midis SHBA dhe lëvizjes talebane gjithashtu parashikon luftën që asnjë grup apo individ terrorist nuk mund të përdorë tokën e Afganistanit për të përgatitur sulm ndaj SHBA-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit