Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Mos i humb

Paulin Ratja është emëruar drejtor i ri i Policisë së Burgjeve.

Emërimi drejtorit të ri u bë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Paulin Ratja është drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme.

Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj.

Kakryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë.

Në të gjitha detyrat e ngarkuara, Rajta ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit