Emetohet pulla e re; Sot Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Mos i humb

Në ditën Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, që është 28 janari, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale prezantoi pullën e emetuar nga Posta Shqiptare.

Pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” përfaqëson në të gjithë elementët e saj konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe sidomos, marrëdhënien që ka sot individi me teknologjinë.

Dizajni fitues në konkursin e realizuar nga Posta Shqiptare i përket piktorit Artion Baboçi. Pulla ka dalë për herë të parë në qarkullim në 28 dhjetor 2017. Ajo ka përmasa 40×30 mm dhe emisioni përbëhet vetëm nga një pullë me vlerë 2500 lekë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit