Në kampin e Gjadrit ka nisur procedura e aplikimit të 6 emigrantëve për azil. Përmes avokatëve apo asistentëve të ndryshëm që ju vijnë në ndihmë, emigrantët do të aplikojnë si azilantë përmes një formulari.
Raportohet se ata do të presin 28 ditë në pritje të përgjigjes nëse do të aprovohet aplikimi i tyre si azilantë ose jo.
Në të kundërt, nëse do të ketë një përgjigje negative, emigrantët pritet të rikthehen në vendet e origjinës. Deri në këto momente, është bërë me dije se nuk ka pasur problematika.