Emigrantët lënë karantinën/ U izoluan në Kakavijë dy javë më parë

Mos i humb

Për emigrantët që vijnë nga Kapshtica dhe karantinohen në hotelet e Korçës përballimi i kostove mbetet një problem.

13 persona dolën nga hoteli për tu rikthyer pranë familjeve të tyre ndërsa u desh që të paguanin 350 mijë lekë të vjetra për person për 14 ditë qëndrimi. Për ata që janë familjarë kjo kosto dy apo trefishohet dhe e bën më të vështirë situatën e këtyre personave ndërsa shumë prej tyre pohojnë se këto lekë janë detyruar ti marrin borxh.

E ndërsa karantinimi ka përfunduar për thuajse 50 persona që qëndronin në ish kampin e punëtorëve në Korçë, të tjerë vazhdojnë të vijnë përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe Qafthanës e pavarësisht se në kufi kanë nënshkruar marrëveshjen për të paguar hotelin kur mbërrijnë në hotel tregojnë se e kanë të pamundur të paguajnë si rasti i një familje me 3 anëtarë të cilët pas 14 ditësh duhet të paguajnë mbi 1 mln lekë.

Aktualisht në Korcë e Pogradec janë 5 hotele të vendosura në dispozicion për këta persona por për pagesën e tyre qeveria nuk ka parashikuar asnjë lehtësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit