Emigrantët, Shqipëria kërkon ndihmë. Austria pro Shqipërisë për hapjen e negociatave

Mos i humb

Shqipëria është e shqetësuar nga fluksi në rritje i emigrantëve të paligjshëm që nga Greqia kalojnë në vendin tonë me qëllim të arrijnë në vendet e Bashkimit Europian.

Edi Rama ia bërë të qartë këtë problem edhe homologut të tij austriak, gjatë takimit që zhvilloi me të në Vjenë, duke kërkuar ndihmën e Europën për t’i bërë ballë këtij problemi.

“Kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese po për momentin ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh por na duhet bashkëpunim i ngushtë dhe i menjëhershëm për të shmangur skenat që tronditën Europën në vitin 2015 dhe kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë dhe vendet e tjera të interesuara për këtë proces”, tha Rama.

Sebastian Kurz u tregua i gatshëm të ndihmojë. Duke vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë, ai foli edhe për një mbështetje financiare të BE-së.

“Po përjetojmë në Ballkan një rrugë të re të migracionit ilegal. Kontrabandistët përpiqen që t’i kalojnë njerëzit nga Greqia përmes Shqipërisë për në Europë. duhet të luftojmë ndaj këtij fenomeni dhe kësaj rruge. Shifrat e këtyre refugjatëve po rriten dhe duhet ta trajtojmë këtë problem që tani përpara se bëhen probleme të mëdha si në 2015. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar mbështetjen tonë. Kryeministri më ka kërkuar që unë ta mbështes dhe ne do ta mbështesim fort Shqipërinë që të ketë edhe një mbështetje financiare për Shqipërinë nga Bashkimi Europian, në mënyrë që të luftojmë këtë emigracion ilegal”, tha Kurz.

Përsa i pëket negociatave të anëtarësimit, Austria e ka shprehur publikisht mbështetjen e saj, por kancelari nuk ishte në gjendje të tregonte kur Shqipëria mund të marrë OK-in.

“Do ta shohim këtë gjë, nuk mund t’ju jap një përgjigje të sigurt. Ka disa shtete anëtare të bashkimit europian që për shkak të problemeve apo çështjeve të tyre të brendshme, e kanë të vështirë të marrin këtë vendim, të thonë Po. Shqipëria ka bërë shumë në rrugën e reformave dhe të integrimit europian dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge te mirë. Nuk mund t’ju them se kur do te merret ky vendim por Shqiperia është drejt një rruge të mirë dhe Komisioni Europian e ka bërë të qartë këtë dhe mendoj se kjo është ajo që vlen”, thotë ai.

Në korrik Austria merr presidencën 6 mujorëshe të Unionit dhe Rama i kërkoi mbështetje homologut të tij edhe për projektin e tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor për të cilin është dakortësuar edhe më Presidentin serb Vucic./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit