Emigrantët vazhdojnë të presin në Merdare me orë të tëra

Mos i humb

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se edhe sot janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Pritjet më të gjata, janë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Në Merdare, në këto momente, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në dy orë, ndërsa gjatësia e kolonës së automjeteve deri në 800 metra.

Pritje deri në 40 minuta ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa pritje deri në 20 minuta ka në Muçibabë.

Ndërkaq, për të hyrë në territorin e Kosovës nga këto pika kufitare, pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit