Emiratet e Bashkuara Arabe me projekte të ndryshme ndihmojnë Kosovën

Mos i humb

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe Dr.Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), i cili është edhe anëtar i fondacionit Al Maktoum nga Dubai mbajtën konferencë për meda në të cilën u diskutua për projektet të cilat EBA i financon në Kosovë (AA).

Muftiu Tërnava falënderoi shtetin mik EBA-në dhe popullin e saj për ndihmën e vazhdueshme për popullin e Kosovës në 20 vitet e fundit. Ai rikujtoi ndihmën të cilën EBA ia dha refugjatëve shqiptarë gjatë bombardimeve në kampet në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri si dhe për ndërtimin pasluftës të Kosovës.

Dr. Mirza As Saeg tha se gjatë dy ditëve të kaluara, delegacioni i EBA-së ka vizituar shumë komuna në Kosovë dhe shumë projekte të përfunduara si dhe vendet ku planifikohen projektet e ardhshme. Ai theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë duke u përmirësuar vazhdimisht ndërsa dëshmi janë marrëdhëniet e mira diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.

Saeg përmendi gjithashtu një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila, sipas nevojave të tij, tregon për projekte të mundshme.

“Dje pashë tre projekte që mund të mbështeten, një vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës në Pejë dhe dy projekte në Skenderaj. Pas takimeve tona me udhëheqësinë e Skenderajit, u prezantuan disa projekte në arsim”, tha Saeg.

Ai theksoi se është paraparë edhe një projekt për pavarësinë e grave përmes organizimit të kurseve të rrobaqepësisë.

“Ky projekt për mua është i veçantë sepse do të ndihmojë më shumë se 50 gra të arrijnë pavarësinë përmes vetë-punësimit në shtëpitë e tyre. Ne jemi të gatshëm të blejmë produktet e tyre që ato prodhojnë”, tha Saeg.

Ai gjithashtu premtoi pajisjen e bibliotekës së Bashkësisë Islame të Kosovës me 30 kompjuterë.

Muftiu Tërnava tha se çdo ndihmë është e rëndësishme meqë Bashkësia Islame gjatë regjimit komunist u ka marrë pronat, ndërsa nga buxheti shtetëror nuk marrin kurrfarë mjetesh.

“Do të dëshiroja të përmend ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë të cilin e kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe vet selinë e Bashkësisë Islame. Besoj se tani që kemi Ambasadën në Abu Dhabi, janë krijuar mundësi të reja për të paraqitur projektet e Qeverisë së Kosovës dhe besoj se miqtë tanë të EBA-së do të jenë të gatshëm për të zbatuar ato projekte që janë të nevojshme për shtetin dhe popullin e Kosovës”, tha Tërnava.

Delegacioni i Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë qëndron me ftesë të BIK-ut, e cila gjatë dy ditëve të fundit ka marrë pjesë në hapjen solemne të ndërtesës së Këshillit të BI-së për Kamenicë si dhe objektin për nevojat e Këshillit të BI-së për Kaçanik. Delegacioni vizitoi edhe Malishevën, Rahovecin, Pejën dhe Skenderajin. Po ashtu dhanë nderime në Kompleksin memorial të Adem Jasharit në Prekaz, komuna e Skenderajit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit