Parlamenti turk do të mbajë seancë të mbyllur për Sirinë

Mos i humb

Pas sulmit vdekjeprurës të regjimit të Assadit ndaj ushtarëve turq në Idlib, në pjesën veriperëndimore të Sirisë, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që është në pushtet, do të propozojë mbajtjen e një seance të mbyllur parlamentare të martën në lidhje me Sirinë.

“Ne do të propozojmë një seancë të mbyllur në të cilën ministri i Mbrojtjes do të informojë Parlamentin”, u tha përfaqësuesve të mediave Naci Bostancı, kreu i grupit parlamentar të AK Partisë.

Ai gjithashtu tha se nuk ka arsye që të mbahet seancë e menjëhershme në parlament.

Përpos kësaj, partia kryesore opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) pritet që nesër të mbajë një takim të grupit parlamentar në lidhje me Sirinë.

Të paktën 33 ushtarë turq ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror të kryer mbrëmë nga forcat e regjimit të Asadit në zonën e deskalimit në Idlib, pak përtej kufirit jugor të Turqisë.

Ushtarët turq janë angazhuar në mbrojtje të civilëve lokalë sipas marrëveshjes të shtatorit 2018 me Rusinë, e cila ndalon aktet e agresionit në rajon.

Ky sulm u pasua nga sulme të menjëhershme turke ndaj forcave të regjimit të Assadit.

Më shumë se 1.300 civilë janë vrarë në sulmet e Asadit dhe forcave ruse në zonë që nga atëherë, pasi armëpushimi vazhdon të shkelet.

Zona e deeskalimit aktualisht është vendstrehimi për 4 milionë civilë përfshirë qindra mijëra të zhvendosur vitet e fundit nga forcat e regjimit në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.

Më shumë se 1.7 milionë sirianë kanë lëvizur afër kufirit turk për shkak të sulmeve intensive.

Që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka pranuar rreth 3.7 milionë sirianë që ikën nga vendi i tyre, duke e bërë atë vendin me më shumë refugjatë në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit