EMRI/ Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”, ja gjyqtari që dha urdhrin

Mos i humb

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë shqiptare! Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, pjesëtar të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”.

Bëhet fjalë për shtetasin Sardian Sulejmani, lirimi i të cilit është urdhëruar nga gjyqtari Piro Sota në Gjykatën e Fierit.

“Urdherohet lirimi i menjehershem i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi është marrë më datë 11 tetor 2019.

“Gjykata e Fierit vendosi pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Sardian Sulejmani prej 4 vjet 10 muaj e 17 ditë burgim, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Sardian Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale”, thuhet më tej në vendim.

foto galeri

Kujtojmë që pak ditë më parë u lirua nga burgu edhe ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por që fitoi lirinë falë një vendimi të gjyqtares Enkelejda Hoxha në Gjykatën e Krujës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit