Ëndrra për kryeministër: LDK-ja historike të Rugovës rrezikon tjetër përçarje

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

LDK-ja e Isa Mustafës aktualisht cilësohet si partia më unike në vend. Por kjo pasqyrë siç duket është vetëm për opinionin publik, pasi nga brenda duket se ka jo pak pakënaqësi që mund të shpërthejnë në çdo çast, ashtu siç ndodhi papritmas me Vetëvendosjen.

Më e fundit përçarje ishte në vitin 2006, në të ashtëquajturin “Kuvendi i karrigeve”.

Po pse mund të ndodhë kjo? LDK po jeton me idenë e riardhjes në pushtet, e për këtë shërben mocioni që ka përgatitur ndaj qeverisë “Haradinaj”, edhe pse si forcë politike po jeton kohërat më të erëta.

Sinjalin i pari e ka dhënë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, njëherit anëtar i Kryesisë së LDK-së i cili ka thënë se ai duhet të jetë kandidat i partisë për kryeministër.

Besoj që unë duhet të jem kandidatë për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, ka deklaruar së fundmi Muhaxheri në një emision televiziv.

Përmes kësaj deklarate ai sfidon hapur së pari kreun e partisë, Isa Mustafa, e më pastaj ish-kandidatin për kryeministër nga LDK në zgjedhjet e kaluara, Avdulla Hoti që aktualisht është kryetar i grupit parlamentar, si dhe tre nënkryetarët: Lutfi Hazirin, Agim Veliun e Haki Rugovën.

Synimi i Gazit që mund të prish qetësinë në LDK…

Muhaxheri, një ish-zyrtar i lartë i partisë “Ora” të Veton Surroi që pasi kaloi në LDK i riktheu partisë pushtetin në Pejë, ku dhe në zgjedhjet e fundit fitoi pa balotazh, është një nga njerëzit me më ndikim të LDK-së në anën e Dukagjinit dhe ka mundësi të mëdha që t’i shkaktojë dëme partisë nëse nuk dëgjohet zëri i tij.

Përballë në këtë synim ai ka një emër me pëshë: Lutfi Hazirin, kreun e Gjilanit për dy mandate rresht.

Ky i fundit, në një prononcim për media i është kundërpërgjigjur Muhaxherit duke thënë se LDK ka një kryetar që merr vendime dhe se të tjerët i kanë detyrat e veta, por që nuk ka përjashtuar faktin se për të Muhaxheri është një njeri i mirë dhe kryetar i mirë i Pejës por duke mos shtuar diçka më tepër.

Nëse kihet parasysh deklarimi i Muhaxherit se “kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh”, atëherë kandidat për kryeministër meriton të jetë edhe kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti i cili qeveris për dy mandate rresht këtë komunë, ndërsa zgjedhjet e fundit i fitoi pa balotazh.

Një gjë është e sigurt: nëse Muhaxheri nuk heq dorë nga kërkesa e tij që të jetë kandidat për kryeministër nga LDK në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po i kërkon kjo parti, atëherë gjasat janë mëse reale që të shpërthejë një pakënaqësi e re në LDK ku mund ta dëmtojë jo pak këtë parti.

Kujtojmë se në LDK ndodhën jo pak pakënaqësi edhe në zgjedhjet e kaluara të brendshme kur Isa Mustafa mori mandatin e dytë të partisë, dhe të tilla pritet të ndodhin edhe vitin e ardhshëm kur mbahen zgjedhjet për kreun e LDK-së. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit