Të rejat e konfliktit të ri: Putin dërgon flotën në Siri dhe bën për vete aleatin më me peshë të SHBA-së

Mos i humb

Rusët nuk e kanë lënë Donald Trump-in të mbarojnë twitt-in e tij të tipit reality show për të kërcënuar Moskën me “raketat e bukura”, dhe pa folur kanë dërguar në portin sirian të Tartus-it, marinën e saj ushtarake, ku nesër dhe pasnesër do të zhvillojnë stërvitje me predha dhe plumba të vërtetë.

Nga ana tjetër, kërcënimi i Donald Trump se është gati për të shpërthyer një luftë të re në Lindjen e Mesme e ka ndarë në dysh Europën.

Bëhet fjalë për Italinë, aleatin më besnik të Shteteve të Bashkuara në Mesdhe, ku ndodhet Komanda e Flotës së Gjashtë Amerikane, por edhe Komanda Jugore e NATO-s; ku gjithashtu ndodhen bazat më të mëdha ajore si ajo e Aviano-s, Signorella-s, por edhe baza e nëndetëseve me mbushje bërthamore La Maddalena që ndodhet në Sardenjë.

Italia është realisht magazina kryesore e luftës në Mesdhe. Nga aty do të drejtohet gjithçka.

Por dy kandidatët për të kryesuar qeverinë e re, Matteo Salvini dhe Nicola di Maio janë shprehur kundër luftës me Sirinë.

Madje kandidati për kryeministër e që sipas gjasave do të jetë – sepse është i preferuari i Putinit –  kreu Lega Nord, i ka kërkuar zyrtarisht kryeministrit në fuqi që të mos i bashkohet SHBA-së.

“I kërkoj kryeministrit Gentiloni një qëndrim të qartë të Italisë kundër çdo ndërhyrje ushtarake në Siri që do të ishte shkatërruese. Nuk do të doja që motive ekonomike, ekzigjenca të pushtetit apo sebepi i paprovuar i armëve kimike, të shkaktonin një konflikt që mund të bëhet shumë i rrezikshëm”, ka shkruar Salvini në një komunikatë zyrtare.

Franca dhe Britania e Madhe janë me SHBA-në, por Gjermania ende nuk është shprehur; ndërkohë Federica Mogherini duke përfaqësuar BE-në ka bërë thirrje për të mos lënë përpjekjet diplomatike.

Politikisht është e qartë se situatën e kontrollon aleati i fortë i Bashar al Asadit, Vladimir Putin.

Ndërsa ushtarakisht çështja është tjetër mesele dhe po shpërtheu ka shumë gjasa të ketë një përfshirje që do të digjte Lindjen e Mesme, kryesisht pjesën mesdhetare të saj.

Sputnik ka publikuar një analizë ku thekson se SHBA-në po e tërheq në luftë as më pak e as më shumë por Izraeli.

Sputnik nuk citon ndonjë spiun rus, por Lawrence Wilkerson, i cili ka qenë shefi i stafit të Colin Powell, kur ky i fundit ishte Sekretar i Shtetit i SHBA-së.

Wilkerson thekson se “Izraeli po e tërheq SHBA-në në një konflikt me Iranin me qëllim për të dobësuar dy shpatullat e forta të Teheranit që janë Siria dhe Hezbullahu.  Një luftë e tillë do t’i jepte fund eksperimentit gjeopolitik që ishte Izraeli dhe do t’i bëjë dëmet më të mëdha SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Wilkerson shkon më tej duke thënë se retorikat pro luftës duken të njëjta si ata të Joseph Goebbels, agjitatori famëkeq i Hitlerit.

Një rrezik sipas tij, janë në riciklimet në kabinetin “Trump” të neokonëve bushjanë që shpërthyen luftën e gjatë e shkatërrimtare në Irak.

Ish-shefi i stafit të Powell-it kërkon që SHBA dhe Rusia të ulin në tryezën e bisedimeve Arabinë Saudite dhe Iranin, dy rivalet  e mëdha në Lindjen e Mesme që janë magazina të frikshme arsenalesh shkatërruese nëse shpërthejnë.

“Sa përplasin brirët, letë diskutojnë për të zgjidhur lëmshin. SHBA nuk e ka më pushtetin e vitit 1945 pasi ka më shumë armiq sesa atëherë, dhe Rusia luan perfekt, duke gjuajtur, fshehur dorën dhe fajësuar Amerikën, që në një farë mënyrë ia bën vetes”, thotë Wilkerson. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit