
Gjiganti italian në fushën e hidrokarbureve dhe energjisë, ENI ka nisur një sistem inovativ të prodhimit të energjisë të aftë për të transformuar energjinë e prodhuar nga valët e detit në energji elektrike duke iu përshtatur kushteve të ndryshme të detit në mënyrë që të garantojë vazhdimësi të lartë në prodhimin e energjisë.
Impianti pilot, i instaluar në det të hapur në qytetin e Ravenës, është i integruar në një sistem ”hibrid inteligjent” të këtij rrjeti unik në botë, i përbërë nga sistemi i ruajtjes së energjisë dhe fotovoltaike.
”Valët janë burimi më i madh i papërdorur i ripërtëritshëm në botë, me dendësi shumë të lartë të energjisë, parashikueshmëri të lartë dhe ndryshueshmëri të ulët dhe për këtë arsye përfaqësojnë një burim premtues energjie për të ardhmen dhe të përshtatshme për dekarbonizimin e proceseve në det të hapur’’, bëri të ditur kompania.


