“Energjia bërthamore afatgjatë, një nga burimet më të lira”

Mos i humb

 

 

Drejtoresha e përgjithshme e Asociacionit Botëror Bërthamor (WNA), Agneta Rising, ka deklaruar se energjia bërthamore gjatë një periudhe afatgjatë është një nga burimet më të lira dhe më të besueshme të energjisë.

“Nisja e një projekti bërthamor është një investim i madh, por nëse shikoni për një periudhë të gjatë, ajo është një nga burimet më lira të energjisë”, tha Rising, në një intervistë të fundit në Forumin Ndërkombëtar Atomexpo 2018 në Soçi të Rusisë.

Kostot e ndërtimit të energjisë bërthamore janë të larta në krahasim me burimet tjera. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ndërtimi i një centrali bërthamor kushton 6 mijë dollarë për kilovat, duke ndryshuar me faktorët, si faktorët vendndodhja dhe përzgjedhja e teknologjisë.

Rising thekson se termocentralet bërthamore janë të aftë të japin energji elektrike gjatë një jetëgjatësie prej 50 deri në 80 vjet. Sipas saj, energjia bërthamore është një burim i besueshëm energjie, sepse mund të furnizojë energji 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

“Nëse ju shikoni në krahasimin e kostove, është kosto konkurruese, siguron punësim në lokalitet dhe ofron punë të kualifikuar gjatë gjithë jetës”, u shpreh Rising.

Karburantet dhe kostot operative të centraleve bërthamore janë të ulta në krahasim me shumicën e gjeneratorëve të lëndëve djegëse fosile, që i bëjnë ato investime në afat të gjatë fitimprurëse pasi të paguhen kostot e financimit.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), aktualisht 450 reaktorë të energjisë bërthamore veprojnë në 30 vende. Rreth 30 vende të tjera po e konsiderojnë ndërtimin e centraleve të tyre të para të energjisë bërthamore ose kanë filluar ta bëjnë këtë.

“Our World’, një artikull i botuar në internet, që është pjesë e një programi për zhvillim global nga Universiteti Oxford, tregon krahasimin midis burimeve bërthamore dhe burimeve të tjera të energjisë në sferën e sigurisë.

“Qymyrguri dhe thëngjilli i kuq janë më të këqijat kur bëhet fjalë për viktima të lidhura me energjinë. Impiante me thëngjill janë një burim kryesor i dioksidit të squfurit dhe oksideve të azotit, pararendësit kryesorë të ndotjes së ozonit grimca të dëmshme PM, që mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut, madje edhe në përqendrime të ulta”, tregon artikulli.

“Në anën tjetër të shkallës, si burimi më i sigurt i energjisë ne kemi energjinë bërthamore, duke rezultuar në 442 herë më pak vdekje në krahasim me thëngjillin e kuq për njësi të energjisë”, thekson artikulli.

Pas aksidentit Fukushima në mars të vitit 2011, Japonia ka përmirësuar standardet e sigurisë dhe zbatoi rregulla të reja për të gjitha centralet bërthamore në vend për sigurinë.

– Akkuyu NPP zhvillon industrinë e Turqisë

Rising përshëndeti projektin e Energjisë Bërthamore Akkuyu të Turqisë (NPP) si një investim të rëndësishëm për vendin.

Agjencia shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom, do të ndërtojë uzinën e përbërë nga katër njësi, ku secila prej tyre ka një kapacitet prej 1.200 megavat.

“Është e rëndësishme për Turqinë dhe të rinjtë e saj që të kenë furnizim të mirë me energji elektrike për të ardhmen”, tha Rising, duke vënë në dukje se me rritjen e biznesit të Turqisë, do të ketë nevojë për një furnizim të mirë të larmishëm me energji elektrike.

Ajo shtoi se impianti do të ndihmonte punëtorët e rinj turq të fitonin përvojë të vlefshme dhe të lejonin përmirësime nëpërmjet punës së kualifikuar.

Impianti do të prodhojë 35 miliardë kilovat energji elektrike me kapacitet të plotë, të mjaftueshëm për të përmbushur rreth 10 për qind të nevojave të Turqisë për energji elektrike.

NPP Akkuyu ka një datë operacionale të vendosur për reaktorin e parë deri në vitin 2023, ndërkohë që impianti pritet të jetë i hapur dhe drejtimin me kapacitet të plotë deri në vitin 2025.

“Ju keni nevojë për një zinxhir të madh furnizimesh për të ndërtuar një projekt të centralit bërthamor, i cili në fakt është i shtrenjtë në fillim. Ju duhen kaq shumë njerëz për të bërë kaq shumë gjëra. Është një përfitim ekonomik për vendin dhe drejton zhvillimin”, thekson Rising.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit