Enkelejd Alibeaj: Nuk shkoj aty ku më organizojnë kurthe dhe prita

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se ka refuzuar ftesën për të qenë në një tryeze të përbashkët me deputetët e kreut të PD-së, Sali Berisha.

“Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj,” tha Enkelejd Alibeaj në një prononcim për Liberale.al.

Deputeti Xhelal Mziu ka organizuar dje një drekë, ku të pranishëm kanë qenë deputetë që janë rreshtuar në krah të Berishës, por dhe deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë pozicionuar në krah të Alibeajt.

Sidoqoftë edhe kjo darkë informale nuk i ka bërë bashkë të gjithë deputetët demokratë, pasi Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj dhe disa të tjerë nuk ishin të pranishëm.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar”, shkruan Berisha, që ka postuar edhe foton e drekës.

REAGIMET

Sali Berisha: Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar!

Gazment Bardhi: Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat!

Jorida Tabaku: Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng!

Oriola Pampuri: Te qendrosh, te mos shkelesh mbi parimet, te mos besh kompromis me moralin per asgje ne kete bote, eshte zgjedhje personale, e panegociueshme, e pacenueshme, e palekundur, kjo ne bindjen time personale eshte dhe; Dinjitet.

Nga e PD që merrnin pjesë:

Sali Berisha
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Bujar Leskaj
Xhelal Mziu
Tomor Alizoti
Elda Hoti
Greta Bardeli
Lindita Metaliaj
Albana Vokshi
Kastriot Piroli
Kasem Mahmutaj
Oerd Bylykbashi
Luan Baçi
Tritan Shehu
Isuf Çelaj
Ina Zhupa
Edmond Spaho

Deputetët e grupit të Alibeajt që ishin prezent:

Ferdinand Xhaferri
Gazment Bardhi
Jorida Tabaku
Dhurata Çupi
Andia Ulliri
Saimir Korreshi
Lefter Gështenja
Helidon Bushati
Eralda Bano
Fatjon Veizaj
llda Dhori
Ervin Salianji
Merita Bakiu
Ramadan Likaj

Mungonin:

Lulzim Basha
Enkelejd Alibeaj
Kreshnik Çollaku
Flutura Açka
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Arbi Agalliu
Flamur Hoxha
Agron Gjekmarkaj
Emilja Koliqi
Petrit Doda
Orjela Nebiaj
Orjola Pampuri
Bledjon Nallbati
Seladin Jakupllari

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit