Enkelejd Alibeaj shkarkohet si kryetar i grupit parlamentar të PD. Këshilli Kombëtar do të…

Mos i humb

Enkelejd Alibeaj shkarkohet si kryetar i grupit parlamentar të PD. Këshilli Kombëtar që do të dalë sot pas votimit në Kuvend do të zgjedhë kryetarin e ri të grupit.

Kuvendi i PD vendosi konstatimin e vakancës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së për shkak të mungesës së nënkryetarëve të zgjedhur të partisë. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i partisë për zgjedhjen dhe caktimin së bashku me nënkryetarët edhe të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Këlliçi.

KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
30.04.2021

VENDIM

NR. 03 DT 30.04.2021

Në mbështetje të neneve 49 dhe 51 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11.12.2021, nenit 5 pika 1 të Rregullores nr.1 dt. 12.02.2018 “ Për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe veprimtarinë e deputetëve të tij”, si dhe Vendimit nr. 03 dt 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, me propozimin e Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike,

VENDOSI
1. Konstatimin e vakancës së pozicionit të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkak të mungesës së nënkryetarëve të zgjedhur të Partisë.
2. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i partisë për zgjedhjen dhe caktimin, së bashku me nënkryetarët, edhe të kryetarit të grupit parlamentar të PDSH.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit