Erdogan: BE-ja të jetë e paanshme në lidhje me tensionet greko-turke

Mos i humb

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje BE-së të jetë “e paanshme” në lidhje me tensionet greko turke në Mesdheun Lindor, për të vënë nën kontroll burimet e hidrokarbureve në zonë.

Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së duhet të jenë “të drejtë, të paanshëm dhe objektivë” dhe “të sillen me përgjegjësi” për “çështjet rajonale”, shprehet presidenti turk. Ndërkohë që Michel i kërkoi Erdoganit të angazhohet për ctensionimin e konfliktit dhe të heqë dorë nga veprime që mund të ushqejnë më tej tensionet me Greqinë.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Mishel propozoi në kuadër të konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë një “konferencë shumëpalëshe” me pjesëmarrjen e Ankarasë., jo vetëm të ndërmjetësojë mosmarrëveshjen mbi rezervat e gazit natyror, por edhe për çështjet e migracionit dhe të sigurisë.

Në anën tjetër ministri i jashtë rus Sergei Lavrov, pavarësisht afrimit të madh kohëve të funditme Turqinë, gjatë takimit të mbajtur sot me presidentin qipriot  Nikos Anastastiades, ka shprehur gatishmërinë e Moskës për arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë për shkak të tensioneve që kanë lindur si pasojë e kërkimit të gazit natyror në Detin Mesdhe.

 “ Ne jemi të gatshëm të iniciojmë një takim midis Turqisë dhe Qipros bazuar në interesat të përbashkëta dhe në kërkim të një vendimi që do merret bazuar në ligjet ndërkombëtare”.

Tensionet e krijuara së fundmi në Mesdhe kanë vënë përballë njëri-tjetri n vend anëtar të NATO-s kundër një  tjetri, një anëtar i BE-së kundër një kandidati për anëtarësim. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit