Erdogan: Besoj se nuk do t’i zhgënjejmë pritjet e vëllezërve sirianë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se samiti katërpalësh për Sirinë që filloi në Stamboll nuk do t’i zhgënjejë pritjet e botës dhe sirianëve mbi këtë takim.

Samiti, i cili mbahet në Rezidencën Vahdettin në Stamboll, synon konsolidimin e armëpushimit në Idlib dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri.

Еrdogan, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin rus Vladimir Putin, do të diskutojnë në samit për zhvillimet në terren, situatën në Idlib pas marrëveshjes së Soçit dhe zgjidhjen politike në kuadër të platformave të Astanas dhe Gjenevës.

Në fjalën hapëse të samitit, një pjesë e së cilës ishte e hapur për mediat, Erdoğan uroi që samiti të jetë i dobishëm.

“Sytë e gjithë botës, veçanërisht ata të vëllezërve tanë sirianë, janë drejtuar nga ky takim i yni. Duke vepruar në mënyrë të sinqertë dhe konstruktive, besoj se nuk do t’i zhgënjejmë këto pritje”, deklaroi Erdogan.

“Siria është tema më prioritare në bisedat me Putin. Po ashtu, gjithnjë kemi treguar kujdes që të jemi në kontakt të afërt edhe me Macron dhe Merkel dhe t’i informojmë ata rreth procesit”, shtoi presidenti i Turqisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit