Erdogan bisedë telefonike me homologun iranian

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, Erdogan dhe Ruhani në bisedë kanë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen e Sirisë.

Në bisedë gjithashtu u konfirmua që samiti i dytë i liderëve si ai i Soçit, që u zhvillua mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit, të zhvillohet në Stamboll.

Erdogan dhe Ruhani, theksuan se është i gëzueshëm fakti për rritjen e bashkëpunimit në çështjet si lufta kundër terrorizmit dhe siguria mes Turqisë dhe Iranit.

Në bisedën telefonike mes presidentit të Turqisë Erdogan dhe homologut iranian Ruhani, gjithashtu është cilësuar si zhvillim pozitiv progresi i arritur me mbështetjen e Turqisë dhe Iranit në Kongresin e Soçit të iniciuar nga Rusia.

Ndërkohë, është bërë e ditur se data për takimin trepalësh në nivel të liderëve që do të mbahet në Stamboll, që gjithashtu ishte temë e bisedës së presidentit Erdogan me homologun e tij rus, Vladimir Putin, do të përcaktohet në javët e ardhshme./Rtvislam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit