Erdogan bisedë telefonike me Macron, në fokus zhvillimet në Siri

Mos i humb

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale dy liderët kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për zhvillimet e fundit në Siri.

Duke dhënë informacione lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”, Erdoğan tha se pastrimi i Afrinit nga elementet terroriste me vete do të sjellë edhe rikthimin e refugjatëve në Siri.

Ai gjatë kësaj bisede vuri në dukje se në kuadër të këtij operacioni janë marrë të gjitha masat në mënyrë që civilët në Afrin të mos pësojnë dëme.

Erdoğan dhe Macron biseduan për projekt-rezolutën për amëpushim lidhur me gjendjen humanitare në Siri, që u miratua unanimisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Të dy liderët u shprehën të kënaqur për këtë zhvillim duke theksuar nevojën e zbatimit të armëpushimit për përmirësimin e gjendjes humanitare duke filluar nga Guta Lindore.

Në bisedë është theksuar edhe rëndësia e tregimit të përpjekjes së përbashkët për një zgjidhje politike në Siri.

Duke folur për Qipron, presidenti Erdoğan ka rikujtuar ndjeshmëritë e Turqisë dhe të Republikës Turke të Qipros Veriore për çështjet e burimeve të hidrokarbonit dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Presidenti Erdoğan dhe ai francez Macron konfirmuan vendosmëritë e tyre për të qenë në kontakt edhe në periudhën e ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit