Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, duke e falënderuar atë për mbështetjen në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) lidhur me Kudsin.
Sipas burimeve presidenciale, Erdogan falënderoi Putinin për votimin në favor të rezolutës së OKB-së që refuzoi vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, hap ky që ka tërhequr reagime nga e gjithë bota arabe dhe muslimane.
Dy liderët kanë përshëndetur miratimin e rezolutës në AP-OKB, e cila “shfaqi paligjshmërinë e vendimit të SHBA-ve për Kudsin”.
Erdogan dhe Putin gjithashtu kanë rënë dakord për të pasur marrëdhënie të ngushta në të ardhmen e afërt, duke folur edhe për bisedimet në Astana lidhur me Sirinë si dhe bashkëpunimin në fushat e industrisë së energjisë dhe të mbrojtjes.
Ndër shtetet që votuan në favor të rezolutës në AP-OKB ishin Rusia, Kina dhe disa aleatë të SHBA-ve, veçanërisht Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Greqia dhe Japonia.
Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit me pesë, SHBA nuk ka kompetencë të vë veto në Asamblenë e Përgjithshme.
E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor si “territor të okupuar”, kurse të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebreje kolone në territoret palestineze i llogarit si ilegale./Rtv islam/


