Erdogan: “Bota është më e madhe se 5”, rezistenca më e madhe kundër padrejtësisë globale

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Ankara deklaroi se qëndrimi se “bota është më e madhe se pesë vende” është rezistenca më e madhe kundër padrejtësisë globale.

Në Këshillin e Drejtësisë të mbajtur në Qëndrën e kongreseve dhe kulturës Beştepe në Ankara presidenti Erdogan theksoi se institucioni i drejtësisë është institucioni i cili pas 15 korrikut ka bërë hapat më të vendosur dhe pa tolerim për të pastruar anëtarët e FETO-s brenda strukturës së tij.

“Është shumë i rëndësishëm qëndrimi i fortë i demonstruar nga institucioni ynë i drejtësisë ndaj metodave, mashtrimeve dhe kurtheve që FETO imponon jo vetëm në kufijtë e moralit, por edhe në kufijtë e arsyes”, u shpreh Erdogan.

Ai shtoi se “një nga shembujt më konkret i tyre është programi “Mor Beyin” të cilin organizata terrorsite e ka përdorur për të kamufluar anëtarët e saj duke mos hezituar të hedh në zjarr mbi 11 mijë njerëz të pafajshëm.

“Ato nëpërmjet këtij programi kanë drejtur njerëzit në faqen e programit të tyre ByLock. Qëllimi i tyre ka qenë të krijonin pikëpyetje mbi provat, dhe të ngadalësonin luftën kundër tyre. Unë kam besimin se hetimet dhe gjykimet aktuale me të njëjtin kujdes do të vërtetojnë dhe do të bëjnë ndarjen nga të pafajshmit dhe fajtorët”, potencoi Erdogan.

“Si Turqi, ne kemi shprehur në çdo platformë kundërshitmet tona kundër të gjitha padrejtësive, paligjshmërive dhe tiranive. Fjala jonë se ‘bota është më e madhe se 5′ është rezistenca më e madhe kundër padrejtësisë globale. Këtë kundërshtim tonin i cili po gjen mbështetje çdo ditë e më shumë ne do ta vazhdojmë deri në formimin e një rregulli më të drejtë të menaxhimit global”, tha Presidenti Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit