Erdogan: “Dega e Ullirit”, shembull për vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Operacioni e Dega e Ullirit në Afrin kundër organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH është paralajmërim dhe shembull për ata që nuk duan ta kuptojnë vendosmërinë e Turqisë kundër terrorizmit, duke shtuar se organizata terroriste së shpejti do ta ketë të pamundur të lëvizë.

“Operacioni Dega e Ullirit ka qenë një paralajmërim i qartë dhe një shembull i vërtetë për ata që nuk duan të kuptojnë vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit. Me shpresën e Allahut, së shpejti do të bëhet e pamundur lëvizja e organizatës terroriste”, tha Erdogan në takimin e zgjeruar të kryetarëve të qyteteve të zhvilluar në selinë e partisë së tij në Ankara.

Ndër të tjera, ai shprehu kënaqësinë që vëren se nuk ekziston as anomalia më e vogël në operacionin e ndërmarrë në një rajon të vështirë dhe me kushte të këqija atmosferike.

Erdogan riafirmoi qëndrimin e mëhershmëm se operacioni në Afrin zhvillohet vetëm kundër organizatave terroriste.

“Nga këtu, unë deklaroj edhe njëherë për të gjithë botën se operacioni i Turqisë në Afrin është vetëm dhe vetëm kundrejt organizatave terroriste dhe terroristëve”, tha ai.

Presidenti turk shprehu kritika për qarqet që tentojnë që këtë operacion ta paraqesin si “pushtim”, duke kërkuar që ata fillimisht t’i vërejnë “shembujt e pushtimit në të kaluarën në Libi, Ruanda dhe Mali”.

“Populli dhe ushtria turke asnjëherë nuk kanë vepruar si pushtues”, shtoi ai.

Erdogan rikujtoi kërkesat e parashtruara ndaj Turqisë që Operacioni Dega e Ullirit të përfundojë sa më shpejt dhe të jetë i kufizuar. Lidhur me këtë, ai tha se Turqia mund ta bëjë një gjë të tillë nëse përdor të gjithë forcën që ka në dispozicion, duke sulmuar, siç tha ai, në mënyrë vullgare me tanke, me topa, me avionë dhe helikopterë dhe duke shkatërruar çdo gjë që del përpara.

“Por ne, ashtu sikurse kemi kujdes për ushtarët tanë, kemi përllogaritur edhe sigurinë e jetës dhe pronës së civilëve të pafajshëm për të cilët organizata terroriste nuk ngurron t’i përdorë si mburojë. Sepse ne në Afrin nuk shkojmë për të pushtuar, por, përkundrazi, ne përpiqemi që duke e pastruar atë nga organizatat terroriste, ta përshtatim rajonin që ai të jetë i gatshëm për jetesë për pronarët e vërtetë të tij”, nënvizoi presidenti Erdogan.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan shtoi:

“Keqardhja jonë më e madhe është që këto organizata terroriste veprojnë aktualisht në këtë rajon me flamuj të Amerikës. Me çfarë do ta shpjegojmë këtë? Presidenti na thotë të mos i kritikojmë kaq shumë. Mirë, por përderisa ne jemi partnerë strategjikë, si është e mundur që një partner strategjik vepron një gjë të tillë ndaj partnerit të tij strategjik?”

Presidenti turk përsëriti qëndrimin e Turqisë që terrorizmi duhet luftuar së bashku.

“Nëse do të luftojmë kundër terrorizmit, këtë duhet ta bëjmë së bashku, e nëse jo, ne i kryejmë vetë punët tona në luftën kundër terrorizmit”, potencoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit