Erdoğan dhe Putin diskutojnë zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Libi

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin.

Gjatë bisedës telefonike u diskutuan hapat për të zhvilluar marrëdhëniet midis dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në fushën e turizmit, transportit, energjisë dhe ekonomisë, dhe u vlerësua lufta e përbashkët kundër koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Dy liderët kanë diskutuar edhe zhvillimet në Medheun Lindor dhe Libi, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të afërt dhe dialogut.

Erdoğan dhe Putin kanë rënë dakord të ruajnë kontaktet midis Turqisë dhe Rusisë në Siri përmes kanaleve ushtarake dhe diplomatike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit