Erdoğan: Dixhitalizimi që nuk ka asnjë kontroll, do të na çojë në fashizëm

Mos i humb

Erdoğan dërgoi një video mesazh në TRT World Forum (Forumi i TRT World) me ç’rast duke folur për dixhitalizimin tha se “Përderisa dixhitalizimi zgjeron fushën e lirisë, nuk duhet të hapë rrugën për padrejtësi dhe margjinalizime të reja”.

Këtë vit forumi organizohet me temën: “Rendi Ndërkombëtar dhe Dinamika Ndryshuese në Botën Post-Pandemike”.

Sipas Erdoğan, në rrjetet sociale, duke u formuar një zonë plotësisht e pa kontrolluar nën petkun e lirisë së pakufizuar, shkaktohen viktimizime. “Nuk mund të quhet liri, rendi në të cilin nuk ndëshkohet ai që bën keq, kryen krim”, u shpreh ai.

Ai theksoi se hapat me qëllime të mira të ndërmarra nga shtetet për të mbrojtur qytetarët e tyre konsiderohen si ndërhyrje për liritë. “(Kompanitë e rrjeteve sociale) Nëse nuk mbështesin përpjekjet tona me qëllim të mirë, Turqia në çdo kusht do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e shtetasve të saj”, tha Erdoğan.

Presidenti turk drejtoi edhe kritika ndaj mediave ndërkombëtare në lidhje me ngjarjet në Evropë si dhe ndaj rrethimit që Franca kryen ndaj mediave.

“Me të vërtetë është e turpshme që organet mediatike u bënë bajraktarë ndaj islamofobisë dhe ksenofobisë”, tha Erdoğan duke shtuar: “Nëse qasja e pasjellshme e shfaqur nën mbulesën e lirisë së shtypit nuk ndalet, ashtu si Evropa edhe gjithë njerëzimi do të vuajnë prej saj”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit