Erdogan: Do ta vazhdojmë me një strategji të re operacionin në Afrin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia pret që pjesa e ngelur e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të vazhdojë më shpejt, pasi kodrat strategjike në rajon janë pastruar nga terroristët.

“Pasi aktualisht ushtarët tanë kanë pastruar në masë të madhe nga terroristët kodrat mbizotëruese në rajon, presim që pjesa e ardhshme e operacionit të vazhdojë më shpejtë me lejen e Zotit”, tha Erdoğan.

Erdoğan më pas ka shtuar “Do ta vazhdojmë me një strategji të re operacionin pasi ta rrethojmë qendrën e Afrinit dhe të ndërpresim kontaktet e jashtme të terroristëve”.

Presidenti Erdoğan gjithashtu ka deklaruar se deri sot janë asgjësuar 1873 terroristë dhe janë çliruar nga terroristët rreth 415 kilometra katrorë në operacionin “Dega e Ullirit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit