Erdogan do të marrë pjesë në samitin Turqi-BE

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të marrë pjesë në samitin Turqi-BE i cili do të organizohet më 26 mars në mikpritje të Bullgarisë nga ana e presidentëve të Këshillit dhe Komisionit të BE-së.

Në një deklaratë nga Presidenca e Turqisë theksohet se në samitin që do të mbahet në Varna të Bullgarisë më 26 mars do të këmbehen pikëpamjet rreth çështjeve për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, përparimet e shënuara në çështje të caktuara që nga marrëveshja e 18 marsit për migrimin dhe hapat që duhet të hidhen tutje.

Gjithashtu, theksohet se samiti do të përbëjë një mundësi të rëndësishme për t’i vlerësuar marrëdhëniet Turqi-BE, si dhe për diskutimin e çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale.

Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se është parashikuar që presidenti Erdoğan me rastin e kësaj vizite të zhvillojë edhe një takim dypalësh me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit