Erdoğan: Epoka e sakrificave të njëanshme për migrantët ka mbaruar

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se shteti i tij më nuk do të mbajë barrën që i vetëm të përkujdeset për refugjatët.

“Epoka e sakrificave të njëanshme tanimë ka mbaruar”, tha Erdoğan në një takim të partisë së tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.

“Që kur Turqia hapi kufijtë, më shumë se 100.000 migrantë janë nisur për në Evropë, ky numër së shpejti do të arrijë në milion”, tha Erdoğan.

Mijëra migrantë kanë vërshuar kalimin kufitar me Greqinë Pazarkule në qytetin Edirne pasi të premten zyrtarët turq njoftuan se më nuk do të përpiqen të ndalojnë migrantët e parregullt që të arrijnë në Evropë.

Kjo erdhi pas sulmit të javës së kaluar të forcave të regjimit sirian ndaj forcave turke në zonën e deeskalimit në Idlib, ku u martirizuan 34 ushtarë turq.

Turqia tanimë strehon rreth 3,7 milionë migrantë vetëm nga Siria, që është më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Ankaraja vazhdimisht është ankuar se Evropa ka dështuar të përmbushë premtimet e saja sipas marrëveshjes BE-Turqi të vitit 2016 për refugjatët me të cilën duhej të ndihmoheshin migrantët dhe të frenohen valët e mëtejme të migrantëve.

Nuk kemi “problem të veçantë” me Rusinë apo Iranin

Erdoğan tha se Turqia nuk ka problem të veçantë me Iranin apo Rusinë në provincën Idlib të Sirisë, por shteti i tij ka për qëllim të zgjidhë krizën humanitare pasi refugjatët vazhdojnë të largohen nga veriu i Sirisë, si dhe të sigurohet që “territori ynë është i sigurt”.

“Deri më tani kemi kryer operacionet tona në Idlib në një mënyrë të kufizuar, sepse kemi dashur të vazhdojmë këtë proces me ndjeshmërinë më të madhe. Sidoqoftë, e pamë se qëllimet tona nuk ishin kuptuar siç duhet. Kjo është arsyeja pse ne filluam Operacionin ‘Mburoja e Pranverës’, duke zgjeruar shtrirjen e operacioneve tona pasi 34 ushtarë tanë u martirizuan më 27 shkurt”, tha Erdoğan.

Turqia dje lançoi Operacionin “Mburoja e Pranverës” pasi të paktën 34 ushtarë turq u martirizuan dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm ajror të regjimit të Assadit në Idlib, në zonën e deeskalimit në veriperëndim të Sirisë, në afërsi të kufirit jugor të Turqisë.

Deri në mëngjesin e sotëm, Turqia ka neutralizuar gjithsej 2.557 forca të regjimit, duke shkatërruar gjithashtu edhe 135 tanke, më shumë se 40 automjete të blinduara, 45 obusë, 44 multiraketahedhës, 12 kundërtanke, 29 armë kundër avionëve, 8 helikopterë, 9 depo të municioneve, 2 avionë luftarakë.

Sipas një marrëveshjeje të arritur në vitin 2018 me Rusinë, Turqia ka dërguar ushtarë në veri të Sirisë për të mbrojtur civilët nga sulmet e regjimit të Assadit dhe forcave ruse.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarrë në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë, duke shkaktuar që rreth 1 milion refugjatë të drejtohen drejt kufirit turk me Sirinë.

Takim me Putinin të enjten

Erdoğan gjithashtu tha se të enjten në Moskë do të diskutojë zhvillimet e fundit në Idlib me presidentin rus Vladimir Putin.

“Shpresoj që të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm, siç janë armëpushimi dhe të arrijmë rezultate të shpejta për çështjen”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit