Erdogan: I nderuari Trump, nuk mund të blini vullnetin demokratik të Turqisë më dollarët tuaj

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shprehu shpresën se Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) sot do të votojë lidhur me rezolutën për Kudsin, me të cilën do t’i japë SHBA-ve mësimin e nevojshëm.

Erdogan mbajti fjalim me rastin e ndarjes së çmimeve për kulturë dhe art në Ankara. Me këtë rast shprehu shpresën se Turqinë e presin ditë të mira.

“E ardhmja jonë është e ndritur për sa i përket kulturës dhe artit, ashtu si dhe në fushat tjera, sepse ne besojmë në këtë”, ka thënë Erdogan. Ai foli për luftën kundër terrorizmit dhe përsëriti se nuk do të lejojnë formimin e korridorit terrorist përgjatë kufirit turk.

Më tej ai shtoi se tentativa për grusht shteti në Turqi, e kryer më 15 korrik të vitit 2016, sikur edhe të gjitha sulmet tjera, nuk e devijuan vendin nga rruga e saj, por ajo me vendosmëri vazhdoi luftën.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së historisë, Erdoğan deklaroi se vetëm kështu mund të kuptohet politika e sotme e Turqisë në Siri, Irak, në Lindjen e Mesme, Ballkan, Kaukaz, Afrikën Veriore dhe në rajone tjera.

“Nëse nuk e mësojmë të vërtetën për trimërinë e Fahredin Pashës dhe mbrojtjen e tij të Medines, atëherë dalin ca injorantë dhe të këqinj të cilët do të marrin guximin të thonë se paraardhësit e Erdoğanit ishin hajdutë. I pafytyrë, më thuaj ku ishin paraardhësit tuj, ndërsa paraardhësit e mi mbronin Medinën”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk po ashtu iu përgjigj edhe provokimeve dhe sulmeve të fundit ndaj guverantorit të dikurshëm të Medinës, Fahredin Pasha dhe Turqisë, të cilat i publikoi në Twitter ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Duke komentuar rezolutën rreth Kudsit, Erdoğan tha se duhet lejuar që çdonjëri të shpreh lirshëm vullnetin e tij. “Le të jetë kjo një luftë demokratike, por jo në mënyrë që me dollarë të blini vullnetin e të tjerëve, por lejoni që të gjithë të tregojnë lirisht vullnetin dhe qëndrimin e tyre”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se vullneti demokratik i Turqisë është i pamundur të blihet. “Presidenti i SHBA-së kërcënon. Çfarë kërcënimi është ky? Thotë: Ne japim qindra mijëra, miliona dhe ka të tillë që veprojnë kundër qëndrimeve tona. Të gjithë i evidentojmë individualisht. Për Amerikën thonë se është djepi i demokracisë. Djepi i demokracisë kërkon bindje e cila mund të blihet. I nderuari Trump, nuk mund të blini vullnetin demokratik të Turqisë më dollarët tuaj, vendimi ynë është i qartë”, tha Erdoğan, i cili ju bëri thirrje njerëzve që në luftën për demokraci të mos shesin vullnetin e tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit