Shqipëria pro rezolutës anti-Trump; OKB kërkon tërheqjen nga “Jeruzalemi kryeqytet”

Mos i humb

Shqipëria është rreshtuar përkrah BE-së dhe kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria ka votuar pro rezolutës egjiptiane, ndërsa në rajon Kroacia, Bosnja dhe Hungaria kanë abstenuar.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

128 vende anëtare kanë votuar pro, 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.

Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

Para se të votohej, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB paralajmëruan vendet anëtare për ndërpreje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm palestinez u kërkoi shteteve anëtare që të refuzojnë shantazhin.

Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”.

Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”, ndërsa përfaqësuesi izraelit në OKB ishte akoma më i ashpër.

“Ky votim do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, tha ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit