Erdogan: Investitorëve të huaj në Turqi u ofrojmë çdo formë të mbështetjes

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Stamboll deklaroi se investitorëve të huaj në Turqi u ofrohet çdo lloj mbështetje.

Erdogan u adresua sot në Stamboll me rastin e mbylljes së Panairit Ndërkombëtarë MUSIAD EXPO, ku iu referua aktualitetit të ekonomisë turke.

“Duke patur parasysh se njohuritë tona të tregtisë bazohen, jo vetëm në atë që ne të fitojmë, por të fitojmë bashkarisht, prandaj ne jemi të pranishëm gjithkund”, ka thënë Erdogan duke shtuar: “Turqia shënoi rritje vjetore mesatare prej 5,8 për qind, përkundër krizës globale financiare dhe përpjekjes për grusht shteti”.

“Investitorëve të huaj në Turqi u ofrojmë çdo formë të mbështetjes”, potencoi ai ndër të tjera.

Ai tha se suksesi i Turqisë edhe përkundër të gjitha vështirësive është i dukshëm, edhe në fushën e turizmit, kur shënohen shifra rekorde të cilat tejkalojnë 40 milionë turistë.

“Në mesin e 10 projekteve më të mëdha në botë, gjashtë janë ndërtuar në vendin tonë. Kjo është pikërisht Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), por, për fat të keq, disa sy këto nuk i shohin. Aeroporti i Stambollit sipas pritshmërive do të realizojë një kapacitet prej 150 milionë pasagjerësh, nëse paraqitet nevoja këtë shifër mund ta rrisim edhe në 200 milionë pasagjerë”, ka thënë Erdogan.

Ai ndër të tjera theksoi se të arriturat e Turqisë deri më sot janë shumë të rëndësishme, por synimet e këtij vendi janë edhe më të rëndësishme.

“Duam që vendi ynë në vitin 2023 të jetë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”, tha Erdogan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit