Erdoğan kërkon nga ndërkombëtarët të ndërmarrin hapa për kthimin e territoreve të pushtuara të Azerbajxhanit

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kërkuar nga grupi i Minskut i OSBE-së të ndërmarrë hapa të menjëhershme që territoret e pushtuara në Malësinë e Karabakut t’i kthehen Azerbajxhanit, (AA).

“Nëse në botë ekzistojnë të drejtat e njeriut dhe demokracia dhe nëse ju keni qenë përgjegjës për zgjidhjen e kësaj çështjeje në grupin e Minskut të OSBE-së, gjëja që duhet të bëni është të përfundoni këto negociata dhe t’ia ktheni këto territore pronarit të saj”, tha Erdoğan.

Presidenti turk, i cili foli para grupit parlamentar të partisë së tij në pushtet, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), theksoi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit me të gjitha mjetet dhe të gjithë potencialin e vendit.

Përleshjet filluan më 27 shtator kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar edhe viktima në njerëz.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për rreth tre dekada ka mbetur nën pushtimin e paligjshëm të Armenisë.

Shumë fuqi botërorë, përfshirë Rusia, Franca dhe SHBA, kanë bërë thirrje për Armëpushim. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetë-mbrojtje dhe ka kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje të konfliktit, por deri më tani pa rezultate. Megjithatë, një armëpushim u ra dakord në vitin 1994. 

Gjatë një takimi trepalësh midis kryediplomatëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë, të dy shtetet morën një vendim humanitar për armëpushim, i cili parashikonte edhe shkëmbimin të burgosurve në Malësinë e Karabakut dhe që është efektiv nga mesdite e 10 tetorit.

Por më 11 tetor, forcat armene nisën një sulm raketor në Ganja, edhe pse rajoni është jashtë zonës së vijës së frontit, duke shkaktuar 10 viktima civile dhe 35 të tjerë të plagosur. 

Rihapja për publikun e qytetit Maraş në Qipron Turke 

Erdoğan po ashtu foli edhe për kritikat për rihapjen e pjesshme të javës së kaluar të qytetit Maraş në Qipron Turke.

“Rajoni i Maraş-it u përket turqve të Qipros Veriore, kjo duhet të dihet”, tha Erdoğan.

Qyteti i braktisur Maraş në Gazimağusa të Qipros Turke të enjten e kaluar u rihap pjesërisht për publikun.

Hulumtimet historike dhe arkivofe të mbështetura nga Turqia zbuluan se pjesa më e madhe e tokave të qytetit Maraş i përket fondacioneve turke.

Turqia ka theksuar se rihapja e pjesshme nuk e ndryshon statusin e qytetit.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974, kur një grusht shteti nga Qiproja Greke pasoi nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese.

Viteve të fundit është mbajtur një proces paqësor, përfshirë iniciativa e dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit