Vietnam, 36 të vdekur nga përmbytjet

Mos i humb

Së paku 36 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Vietnam.

Stuhia preku rajonet vietnameze Quang Nam, Thua Thien Hue, Quang Ngai dhe Quang Tri.

Instituti për Kontrollin dhe Parandalimin e Katastrofave Natyrore në Vietnam tha se të paktën 36 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe se 12 persona të tjerë llogariten si të zhdukur.

Në këto rajone të Vietnamit janë përmbytur së paku 135.700 njësi banesore dhe më shumë se 6.000 hektarë të kulturave bujqësore.

Është dëmtuar edhe infrastruktura rrugore, ndërsa nga vendbanimet më të rrezikuara autoritetet kanë kryer evakuimin e së paku 50.000 personave.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksohet se banorët e rajoneve të përmbytura ndihmohen edhe nga 9.600 pjesëtarë të ushtrisë vietnameze.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit