Erdogan: Kohën e dorëzimit të Afrinit e përcaktojmë ne e jo ministri i Jashtëm rus

Mos i humb

 

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se kohën e dorëzimit të Afrinit të Sirisë, nuk do ta përcaktojë ministri i Jashtëm i Rusisë, por Turqia.

Presidenti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë AK, Recep Tayyip Erdogan i bëri një vlerësim rendit të ditës për gazetarët në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Duke e cilësuar si të gabuar qasjen e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov ndaj Afrinit, Presidenti Erdogan tha se “Duhet të bisedohet në lidhje me dorëzimin e territoreve tjera të Sirisë, të cilat aktualisht mbahen nën kontrollin e disa vendeve tjera. Deklaratat e tyre se ‘këtë ua dha regjimi’, nuk janë bindëse për ne. Kur të vjen koha ne Afrinin do t’ia dorëzojmë banorëve të tij, por për këtë kohë vendosim ne e jo Zt. Lavrov”.

Në një deklaratë të bërë dje ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov kishte thënë se pritshmëria e Rusisë është që ky rajon ti dorëzohet udhëheqjes së Damaskut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit