Koment: Premtimet për gjendjen ideale në Ballkan

Mos i humb

 

 

Procesi i tranzicionit në Ballkan pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe rrëzimit të socializmit, krahas zhvillimeve të dhimbshme ekonomike dhe destabilitetit politik, solli me vete edhe vitet e luftës. Udhëheqja socialiste që vazhdonte prej gjysmëshekulli në ish-Jugosllavi, mundi të pengonte shfaqjen e përplasjeve me bazë etnike, por ishte e pamjaftueshme për të ndërtuar kulturën që do ti jepte fund konkurrencës historike ndërmjet nacionaliteteve të ndryshme. Për këtë arsye, menjëherë pas rrëzimit të socializmit, në Ballkanin Perëndimor filluan edhe konfliktet. Edhe pse në ditët tona, në krahasim me atë periudhë gjendja është në nivel më të qëndrueshëm, rreziqet për konflikte të reja nuk janë eliminuar plotësisht.

Popuj e ish-Jugosllavisë pas luftës çlirimtare kundër pushtimit fashist u njohën me socializmin. Themeluesit e Jugosllavisë kishin premtuar komunizmin, që përmbante gjithë të drejtat ideale dhe të veçanta për njeriun në nivelin më spekulativ. Por komunizmi është një ide aq ideale sa që në praktikë nuk ka aspak zbatim. Për më tepër deklaratat në lidhje me komunizmin u krijuan nga diktatorë si Stalini dhe dha shembuj të gabuar. Ashtu si në shembullin e Burgut Gulag, burgjet fashiste në Rusi ishin burgjet më të vështira të historisë së njerëzimit.

Lideri i Jugosllavisë, Yosip Broz Tito arriti të shpëtojë vendin nga kthetrat e stalinizmit. Krahas kësaj edhe pse Tito vazhdoi sistemin një partiak popujt në këtë vend jetuan në paqe pa përjetuar probleme (ngjarje).

Mirëpo Jugosllavia socialiste ishte themeluar mbi dy themele me kohë të kufizuar jetese. Themeli i parë ishte vetë Tito. Me dhuntitë e tij Tito kishte arritur të jetë një lider që gëzonte respekt në botë. Kurse themeli i dytë i Jugosllavisë ishte fuqia e policisë dhe ushtrisë së bashku me Partinë Komuniste në pushtet.  Me vdekjen e Titos vdiq edhe themeli i parë. Kurse kur u rrëzua komunizmi në Rusi, në Jugosllavi u rrëzua edhe themeli i dytë. Si rrjedhojë në vitet 1990 filloi edhe ‘vdekja’ e Jugosllavisë.

Pas kësaj disa anë negative të përgjumura gjatë periudhës së ekzistencës së shtetit të Jugosllavisë filluan të zgjohen. Politikanët abuzuan me ndjeshmërinë ekzistuese të etnikes dhe fesë dhe si pasojë u përjetuan luftëra. Krimet e përjetuara e treguan veten veçanërisht mbi popullin mysliman.

Pas ngjarjeve të tmerrshme të përjetuara Ballkani Perëndimor në ditët e sotme ka arritur një strukturë më pozitive. Në të gjitha vendet e Ballkanit në pozitë janë udhëheqjet që kanë në objektivë integritetin në Evropë dhe Atlantik dhe janë zgjedhur me rrugë demokratike. Madje edhe Serbia, që i ka vënë distancë NATO-s për shkaqe autentike të saj, po e afron ushtrinë e saj edhe më shumë me standardet e NATO-s. Këto zhvillime tregojnë se në Ballkan po përjetohet një periudhë ndryshe dhe më pozitive.  Objektivat e politikës së jashtme pasqyrohen edhe në politikën e brendshme të vendeve të rajonit. Kjo lehtëson zgjidhjen e disa problemeve të vogla që ekzistojnë në rajon dhe siguron marrjen në kontroll të problemeve më të mëdha.

Krahas këtyre zhvillimeve pozitive në Ballkan vazhdojnë ende disa probleme që mund ti quajmë klasike. Veçanërisht ndihet nevoja për ndjekjen nga afër të zhvillimeve në marrëdhëniet në linjën Kosovë-Serbi, gjithashtu edhe zhvillimet e brendshme në Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë.

Duke supozuar se koniunktura e sotme ndërkombëtare nuk do të ndryshojë mund të themi se Bashkimi Evropian do të luaj rol kritik në zgjidhjen e problemeve në Ballkan. Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian i ofruar nga Unioni vazhdon të jetë një ndikim i rëndësishëm në mbrojtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo ka raste që edhe Bashkimi Evropian bën gabimin e njëjtë të komunistëve të hershëm dhe bëjnë deklarata që janë ideale në nivel spekulativ por të pamundshme për tu realizuar.  Për shembull; pritshmëria e Bashkimit Evropian është që shtetet e dala nga hapësira gjeografike e ish-Jugosllavisë të zhvillojnë bashkëpunimin më të mirë mes tyre, të gjallërojnë miqësi të sinqerta ndërmjet tyre dhe kufijtë të mbeten në nivelin e rëndësisë simbolike. Mirëpo edhe nëse një ditë të gjitha vendet e rajonit arrijnë të takohen në Parlamentin Evropian, nuk do të mund të realizohet gjendja ideale e planifikuar nga Bashkimi Evropian për Ballkanin.

Sepse krizat me të cilat është përballur Bashkimi Evropian kohët e fundit nxorën në shesh muret dhe pjesët e fshehta të ndryshme ekzistuese në Union.

Edhe Ballkani Perëndimor, me muret e padukshme autentike të ngritura mes njerëzve, do të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Aq më shumë, anëtarësimi në BE nuk mund ti sjellë Ballkanit Perëndimor gjendje ideale, por nga aspekti i rajonit do të vazhdojë të jetë skenari më i shëndetshëm për këtë hapësirë gjeografike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit