![]()
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se hapat që kanë ndërmarrë në Mesdheun Lindor dhe Siri treguan qartë ndjeshmërinë në mbrojtjen e të drejtave të popullit turk dhe turqve qipriotë.
Në njoftimin e Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Erdogan ka publikua një mesazh me rastin 96-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Lozanës.
“Lufta kombëtare të cilën e kemi zhvilluar kundër ushtrive më të fuqishme të botës është kurorëzuar me Marrëveshjen e Lozanës e cila është dokumenti i pavarësisë së vendit tonë”, thotë Erdoğan.
Ai tha se vendi i tij ashtu siç ishte para një shekulli edhe sot ka fuqinë dhe vendosmërinë për të eliminuar të gjitha kërcënimet ndaj pavarësisë, mbijetesës, qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve.
“Hapat që kemi ndërmarrë në periudhën e fundit në Mesdheun Lindor dhe në veri të Sirisë treguan qartë ndjeshmërinë tonë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të popullit tonë dhe turqve qipriotë. Asnjë kërcënim sanksionesh qoftë i hapur ose i fshehur nuk do të largojë Turqinë nga kauza e saj e drejtë”, tha presidenti turk.


