Erdogan: Në pyetjen se kur do të tërhiqeni nga Siria ne i pyesim se çfarë kërkojnë ata në këtë vend

Mos i humb

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi se Samiti i dytë katërpalësh Turqi-Angli-Francë-Gjermani do të mbahet në shkurt në Stamboll.

Erdogan në kryeqytetin Londër të Anglisë, ku ndodhet për Samitin e Liderëve të NATO-s u takua me përfaqësuesit e mediave.

Duke rikujtuar se në kuadër të Samitit të NATO-s në Londër kanë realizuar edhe takimin katërpalësh Turqi-Angli-Francë-Gjermani, ku biseduan në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që Turqia po zhvillon në Siri.

Erdogan tha se Kryeministrit të Anglisë Boris Johnson, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit të Francës Emmanuel Macron u dha nga një dosje në lidhje me operacionin.

Gjatë takimit katërpalësh liderët e kishin pyetur Presidentin Erdogan se “Kur do të tërhiqeni nga Siria?”, ndërsa ai ishte përgjigjur me këto fjalë: “Edhe ne i pyesim ata se ‘Çfarë kërkoni këtu? A mos vallë keni kufi këtu? Jo, nuk kanë. Mirëpo a provokoheni ju? Jo. A ka ndonjë sulm kundër juve? Jo. Po mirë, çfarë kërkoni këtu? Ne kemi 911 km kufi, ne provokohemi, ne sulmohemi dhe nNe japim dëshmorë. A keni humbje në jetë dhe të plagosur? Jo. Po çfarë kërkoni atëherë këtu?”

Në reagimin e liderëve se “Ku e gjeni të drejtën për të na pyetur këto pyetje?”, Erdogan ishte përgjigjur: “Shikoni, këtë e them shumë qartë. Siç e dini edhe ju nuk bëhet fjalë për tu larguar nga këtu pa e vendosur paqen në Tel-Abyad dhe Resulayn që përfshinë një territor 120 km me një thellësi 32 km. Sepse ne hymë për të vendosur paqen dhe do ta vendosim. Po çka do të jetë siguria e këtij vendi? Edhe ajo është në përgjegjësinë tonë. Nëse edhe ju luani një rol këtu, së bashku do ta vendosim këtë siguri si logjistikë. Ne e kemi diskutuar më parë këtë me Barack Obama, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kemi biseduar edhe me forcat e tjera të koalicionit. Madje thamë që ju siguroni mbështetje logjistike nga ajri, vendosni siguri dhe ne luftojmë kundër DAESH-it dhe organizatave të tjera terroriste këtu. Madje me keqardhje ju thamë që ata për fat të keq janë me organizatën terroriste YPG/PYD dhe thonë që ‘Ne e shkatërruam DAESH me këto organizata’. Më vjen keq, por ju nuk e shkatërruat DAESH-in. Kjo organizatë është në vendin e njëjtë. Ne flasim me fakte. Ne gjatë ‘Mburojës së Eufratit’ që është operacioni i parë kundër DAESH-it, në Al-Bab neutralizuam mbi 3 mijë pjesëtarë të kësaj organizate. Pas kësaj, ne neutralizuam mijëra terroristë të tjerë të DAESH-it në Afrin dhe në operacionet tjera. Aktualisht në burgjet tona ka terroristë të DAESH-it dhe ende vazhdojmë t’i kapim. Ne neutralizuam mbi 7 mijë pjesëtarë të DAESH-it dhe tani i dërgojmë në vendet e tyre të origjinës. Portat tona janë të mbyllur për pjesëtarët të tjerë të kësaj organizate që tentojnë të hyjnë në vend. Shihni se si ata lavdërohen me vrasjen e Al-Bagdadit. Edhe ne i kapëm të afërmit e tij, të cilët mbahen në qendrat tona të kthimit. Ne jemi në këtë pikë. Ju kur nuk i vendosni mbi tavolinë këto gjëra”.

Duke vënë në dukje se janë dakorduar që takimet të tilla të mbahen të paktën 1 herë në vit, Presidenti Erdogan tha: “Tani në shkurt do ta mbajmë takimin e dytë në Stamboll. Për këtë ramë dakord”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit