Erdogan nesër në Ankara hap spitalin më të madh në Europë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do ta hapë nesër në mënyrë solemne Spitalin më të madh në Europë.

Pas qyteteve turke Yozgat, Mersin, Isparta, Adana Kayseri, Elazig, Eskisehir dhe Manisa, Ankaraja është qyteti i nëntë që bëhet me spital të ri. Në kuadër të spitalit ndodhet dhe kampusi mjekësor ndërsa ky spital mund të pranojë deri në 30 mijë pacientë në ditë.

Edhe pse ceremonia solemne e hapjes është nesër, spitali në Ankara ka filluar të pranojë pacientë që nga 7 shkurti i këtij viti. Fillimisht me punë nisën reparti i kirurgjisë kardiovaskulare, spitali i përgjithshëm, neurologjia, otropedia dhe onkologjia.

Deri më sot janë kryer 2.815 intervenime kirurgjike, në nivel javor janë kryer 7.000 operacione ndërkaq në aspekt ditor janë kryer rreth 600 operacione emergjente. Kapaciteti i spitalit është me rreth 3.800 shtretër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit