
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përmes një telefonate i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Siç njoftuan burimet e presidencës turke, Erdogan ka telefonuar familjen Khashoggi dhe është shprehur thellësisht i pikëlluar nga vrasja e gazetarit.
Presidenti turk ka theksuar se Turqia do të ndjek këtë çështje dhe se do të bëhet çdo gjë për zbardhjen e vrasjes.
Gjatë telefonatës, Erdogan ka biseduar me djalin e gazetarit, Abdullah Khashoggi, dhe anëtarët e tjerë të familjes./Rtv Islam/


